Transmetuar më 21-07-2019, 17:07

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Bajram Curri- Sopot, në vendin e quajtur Cerrnicë.

Si pasojë e përplasjes së një mjeti tip “Benz” me një mjet tip “Toyota” janë plagosur 5 persona.

Një  9-vjeçar raportohet se ka humbur jetën. Sipas policisë, E.Ç, 9 vjeç, banues në Tropojë ndërroi jetë rrugës, teksa po transportohej për në spital.

Sipas policisë pesë të plagosurit janë “drejtuesit e mjeteve, B.Ç, Z.M dhe pasagjerët shtetasit A.Ç, A.Ç, H.L”.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes .

Po punohet për shkaqet e këtij aksidenti të rëndë./a.m/noa.al/