Transmetuar më 21-07-2019, 20:38

Një aksident tjetër është regjistruar sot pasdite në rrugën Tiranë-Ndroq.

Nga fluksi i lartë për shkak të dyndjes në bregdete shumë makina kanë shmangur lëvizjen nga autostrada Tiranë-Durrës dhe kanë lëvizur nga rruga e dytë, ajo e Ndroqit.

Pikërisht në këtë aks dy makina janë përplasur dhe kanë përfunduar në kanal.

Nuk dihet nëse ka persona të plagosur, apo viktima, ndërsa policia ndodhet në vendngjarje dhe pritet që të japë version mbi ngjarjen. /a.m/noa.al/