Versioni i medieve holandeze, për vrasjen e presidentit të vetëshpallur të Çamërisë
Transmetuar më 21-07-2019, 20:50

Vrasja e presidentit të vetëshpallur të Çamërisë në Holandë, Festim Lato është rrethuar me mister.

Siç raportojnë mediat holandeze, më konkretisht, “omroepgelderland.nl”, Lato është gjetur i vdekur të shtunën pasdite në Nieuwe Ubbergseweg në Nijmegen.

“Njeriu i lindur në Shqipëri kishte pas vetes një ushtri kreditorësh. Festim Lato u raportua i humbur nga familja e tij javën e kaluar. Trupi i tij u gjet në rrugë në Nijmegen të shtunën pasdite. Policia ende po heton për të zbardhur rastin”, shkruan media holandeze.

“Gjatë viteve të fundit, Lato ka qëndruar në një shtëpi të largët në Afferden, në komunën e Betuwe. Në shtëpinë ku jetonte ai, fluturojnë flamujt e Holandës, Shteteve të Bashkuara dhe Çamërisë, një rajon në kufirin e Shqipërisë dhe Greqisë që kërkon pavarësi. Lato e kishte shpallur veten president," raportohet nga kjo e përditshme.

Lato rregullisht kishte paraqitje publike, siç ishte në Parlamentin Europian në Bruksel dhe në demonstrata të ndryshme për pavarësi më të madhe.

“Ai e kishte marr shembull Kosovën në një intervistë me Elsevier Weekblad vitin e kaluar. “Në vitin 2008, Kosova shpalli pavarësinë nga Serbia”, shkruan më tej media holandeze.

“Përveç se ishte president, Lato ishte gjithashtu trajner i kombëtares së futbollit të Çamërisë. Në vitin 2017, ajo skuadër në Hagë fitoi finalen e turneut për Kupën Botërore të UNPO, një turne për vendet dhe rajonet jo të njohura”, përfundon shkrimin “omroepgelderland.nl”/noa.al/

Loading...
Loading...