Transmetuar më 21-07-2019, 23:47

Policia holandeze  vijon hetimet dhe pritet të dalë shumë shpejt me një version zyrtar, për të konfirmuar ekzekutimin e presidentit të vetëshpallur të Çamërisë, Festim Lato, në Holandë.

Në një postim në Twitter, policia holandeze ngre dyshimet se viktima mund të jetë një shtetas polak.

“Hetimi në identitetin e viktimës po përparon. Ky është ndoshta një njeri nga Polonia; hetimi po vazhdon, për konfirmim përfundimtar”,- shkruhet ndër të tjera në deklaratë.

Policia holandeze teksa po vijon hetimet, ende nuk ka dalë me një version zyrtar.

Familjarët pretendojnë se ata janë lajmëruar mëngjesin e sotëm nga autoritet holandeze për  vrasjen e Festim Latos dhe janë lajmëruar të paraqiten identifikimin apo për të dhënë dëshmi rreth tij./a.m/noa.al/