Transmetuar më 22-07-2019, 11:18

Presidenti Ilir Meta ka uruar këtë fillim javë shqiptarët nga Vërmica. Ndërsa ndan një foto me ndjekësit në rrjetin e tij social Facebook, Meta uron për një javë të mbarë.

Me urimin e mëngjesit për të gjithë ndjekësit, ai shihet teksa po pi kafen me një peizazh të bukur, një shkrirje mes liqenit dhe malit.

“ Të dashur miq, nga Vërmica ju uroj një javë të mbarë!”, shkruan Meta bashkëngjitur fotos.

Një ditë më parë, Meta udhëtoi drejt Kosovës, ku u takua me Ramush Haradinaj i cili dha dorëheqjen tri ditë më parë nga posti i kryeministrit duke çuar Kosovën në zgjedhje të parakohshme./b.l/noa.al/