Transmetuar më 22-07-2019, 15:49

Shqiptarët gjejnë forma nga më të ndryshmet për t’u larguar nga vendi.

Sidomos për në Britaninë e Madhe, që nuk njeh regjimin e vizave me vendin tonë.

Katër shqiptarë u gjetën të mbyllur në kuti kartoni në pjesën e pasme të kamionit. Ata kishin paguar 700 euro secili për të hyrë në mënyrë klandestine në Britani.

Mediat britanike raportojnë se rojet ndaluan kamionin i cili ishte nisur nga Frankfurti. Operacioni i zbulimit u krye më 22 maj 2017.

Kamioni ishte ndaluar në anën franceze dhe shoferit i ishte kërkuar që të hapte kutitë, të cilat ishin të lidhura me një shirit blu dhe brenda tyre  policia zbuloi 4 shqiptarët.

Njëri prej anëtarëve të bandës që akuzohet se drejtonte trafikun e tyre, i identifikuar nga Daily Mail me emrin Vladimir Tollumi, 39 vjeç, është arrestuar dhe ndodhet në proces gjyqësor./a.m/noa.al/