Transmetuar më 22-07-2019, 16:43

Federata Shqiptare e Futbollit ka nisur punën për të gjetur sponsorin për stadiumin e ri kombëtar. Lajmi është konfirmuar në faqen zyrtare të Institucionit më të lartë sportiv në vend.

Në njoftim thuhet se kompania duhet të ketë një xhiro të paktën 10 milionë euro në vit. Ndërkohë, shitja e të drejtave të emrit do të ketë një afat minimal prej 5 vitesh.

Është planifikuar një çmim dysheme prej 600 mijë euro në vit, në total 3 milionë euro.

Federata Shqiptare Futbollit, siç pati paralajmëruar po kërkon një sponsor për stadiumin e ri kombëtar. Stadiumi pritet të inaugurohet në muajin shtator.

Ish-stadiumi “Qemal Stafa” u pagëzua me emrin “Arena Kombëtare”.

Por Duka hodhi idenë që stadiumi të kthehen në komercial, si ai i Bayern , stadiumi i të cilit  mban emrin “Allianz Arena” të një firme  të fuqishme tregtare.

E drejta për të qënë sponsor përfshin blerjen e të drejtave të emrit të stadiumit të ri si dhe përfitime të tjera.

Çdo kompani e interesuar duhet të përmbush këto kritere:

Të jetë një kompani me një xhiro prej të paktën 10 milion euro në vit

Të jetë një kompani që gëzon emër të mirë dhe reputacion të rëndësishëm kombëtar dhe/ose ndërkombëtar

Shitja e të drejtave të emrit do të ketë një afat minimal prej 5 vitesh dhe një çmim dysheme prej 600 mijë euro në vit.

Çdo subjekt që vlerëson se përmbush kriteret e mësipërme dhe shfaq interes për ofertën duhet të paraqes një letër për shfaqje interesi  deri më datën 15 Gusht 2019.

Shfaqja e interesit do të konsistojë në një letër ku të parashtrohet deklarimi i kompanisë se është e interesuar dhe të paraqitet dokumentacion bazë për xhiron e kompanisë dhe një CV të saj në lidhje me veprimtarinë në vendin tonë apo jashtë tij.

Procedurat e mëtejshme të zgjedhjes së kompanisë do ju njoftohen vetëm kompanive që do të shprehin interes, në një moment të dytë.

/a.m/noa.al/