“Huawei” u mbledh të dhëna përdoruesve për Kinën, akuza për spiunazh vjen nga Çekia
Transmetuar më 22-07-2019, 18:54

Kompania telefonike kineze, “Huawei” ka grumbulluar në mënyrë të fshehtë të dhëna delikate të klientëve të saj, funksionarë dhe sipërmarrës me të cilët zhvillon negociata tregtare.

Konstatimin e konfirmoi sot radioja publike çeke “Radiozurnal”.

Sipas radios që i bazon këto informacione në dëshmitë e dy ish-përgjegjësve të degëzimit të kompanisë kineze, Huawei i ndan këto informacione me ambasadën e Kinës në Pragë.

“Huawei” është nën shënjestrën e administratës Trump, që ke ngritur të njëjta dyshime në SHBA. Po ashtu dyshohen edhe studentët kinezë në SHBA, se përdoren nga shteti i tyre si spiunë.

Çekua dyshon se gjiganti i telefonave smart po bashkëpunon ngushtë me Pekinin dhe mendon se shërbimet sekrete kineze kanë akses në të dhënat që qarkullojnë nëpërmjet pajisjeve të këtij gjiganti të telekomunikimit.

Loading...
Loading...