Transmetuar më 22-07-2019, 20:36

Në ndeshjen e javës së dytë të kampionatit rumun mes Dinamos së Bukureshtit dhe Universitateas së Craiovas,  e zhvilluar në “Arenën Kombëtare” të kryeqytetit të Rumanisë, ka ndodhur një episod i pakëndshëm.

Trajneri i Dinamos, Eugen Neagoe, nuk u ndje mirë në minutën e 25-të të takimit.

Mme gjithë ndihmë e stafit dhe mjekëve të ekipit ai humbi ndjenjat në pankinë, duke bërë që të ndërpritej edhe loja.

Trajneri 51-vjeçar pësoi një atak kardiak dhe u dërgua me urgjencë në spital.

Mediat rumune raportojnë se gjendja e tij u përmirësua falë ndihmës së shpejtë, megjithatë mbetet nën mbikëqyrjen e mjekëve.

Për këtë shkak ndeshje u ndërpre për shumë minuta.

Dinamo e Bukureshtit e humbi me rezultatin 0-2 ndeshjen në fund. /a.m/noa.al/