“I palodhuri” Sokol Balla, në tre ditë viziton tre kontinente të ndryshme (Foto)
Transmetuar më 23-07-2019, 17:34

Gazetari dhe drejtuesi i emisionit politike Real Story, Sokol Balla, e ka deklaruar më herët dobësinë e tij për udhëtimet jashtë.

Në këtë sezon veror dhe pushimesh ai brenda tre ditëve të fundit ka vizituar tre vende nga tre kontinente të ndryshme.

Kështu Balla ishte në Brazil dy ditë më parë, ku u shfaq në Rio dhe më pas dje në Amsterdam, në kryeqytetin holandez.

Mbrëmjen e djeshme dhe sot Sokol Balla tregon se ndodhet në Meksikë.

Ai ka pozuar para Muzeumit “Sumaya Museum”, në Ciudad si dhe në një zonë tjetër tërheqëse, Teotihuacàn, të Meksikës.  /a.m/noa.al/

Loading...
Loading...