Transmetuar më 25-07-2019, 12:10

Rrjeti social, Instagram, është kthyer në një nga platformat më me ndikim thuajse për të gjithë, në veçanti për futbollistët.

Futbollistët i përdorin mediat sociale për t’i mbajtur fansat aktiv me jetën e tyre të përditshme, për t’u mburrur me pushimet dhe për të promovuar sponsorët e tyre të ndryshëm.

Dhe ndryshe nga ne, njerëzit normalë të cilët përpiqen me filtra vetëm për të bërë përshtypje miqtë tanë, sportistët tashmë fitojnë një pasuri absolute nga llogaritë e tyre të Instagramit.

Të njëjtit janë dominues kur bëhet fjalë për grumbullimin e mijërave nga Insta, e natyrisht \në krye me yllin Cristiano Ronaldo.

Sipas një studimi nga kompania britanike “Hopper”, futbollisti i Juventusit përfiton afro (874 mijë euro) për një postim që bën në rrjetin social Instagram, ku ka mbi 173 milionë ndjekës.

Vendin e dytë e zë Neymar me (647 mijë euro) me mbi 120 milionë ndjekës, ndërsa në vendin e tretë renditet Messi me (581 mijë euro) dhe me mbi 123 milionë ndjekës.

Ronaldo mbizotëron në këtë listë, megjithatë, vetëm dy njerëz në gjithë botën fitojnë më shumë se 34-vjeçari për postime në Instagram. Ata janë Kylie Jenner me një milion dollarë dhe Ariana Grande me 800 mijë dollarë.