Transmetuar më 25-07-2019, 20:46

Dy ekipet të Kategorisë Superiore, Skënderbeu dhe Luftëtari rrezikojnë seriozisht të mbeten jashtë Kategorisë Superiore, për sezonin e ri futbollistik.

Skënderbeu pas dënimit nga UEFA me 10 vjet përjashtim nga Europa, si dhe vendimit të Gjykatës së fundit të Arbitrazhit Sportiv, CAS, që la në fuqi dënimin e dy viteve më parë, thuajse i ka humbur shpresat për të vijuar jo vetëm me historinë e sukseseve, por edhe normalitetin në Superiore.

Konsiderohet i kotë investimi më tej, ndaj edhe Presidenti Ardian Takaj po sheh mundësinë e marrjes së një klubi tjetër. Bëhet fjalë për Dinamon, skuadra legjendare me 18 tituj kampionë, që ndodhet prej disa sezonesh në kategoritë inferiore.

Besnik Sulaj, president aktual i Dinamos, po sheh po ashtu mundësinë e një afrimit të një investonit tjetër për projektit ambicioz të rikthimit të skuadrës së tij në elitë.

Por nëse Takaj tërhiqet nga Skënderbeu, skuadra korçare zbret automatikisht në një kategori më poshtë për shkak të licencimit dhe i hap rrugë pikërisht një skuadre tjetër, pra ngjitjes së Dinamos.

Edhe Luftëtari nuk është licensuar në Evropë ende prej borxheve nuk do të licensohet as nga FSHF për në Superligë. Me largimin e Presidentit Grigor Tavo, ekipi gjirokastrit thuajse nuk ka asnjë shans për të rregulluar gjendjen ndaj edhe Besa e Kavajës po bëhet gati për t’i zënë vendin në Superiore.

Por po ashtu të palicensuar nga UEFA janë edhe Vllaznia, Tirana e Flamurtari. Kjo prej shkak të borxheve, ndërsa vetëm  Tirana po punon aktualisht për t’i shlyer ato.

Partizani, Kukësi, Teuta, Laçi dhe Bylis deri tani janë ekipet më stabël. Vetëm nëse klubet e tjera me shpresë se do të rregullojnë situatën financiare dhe Dinamo dhe Besa do të ngjiten në Superiore, gara e sezonit të ri mund të konsiderohet normale.

/a.m/noa.al/