Transmetuar më 26-07-2019, 21:52

Kjo fundjavë do të karakterizohet nga mot i paqëndrueshëm me shi dhe rrebeshe.

Vranësirat dotë jenë prezente thuajse gjatë gjithë ditës. Gjithsesi, moti do të paraqitet me vranësira, por temperaturat do të jenë në kufijtë maksimalë.

Gjatë natës së dielë dhe mëngjesit të së hënës vijon me vranësira dhe shira të përkohshëm në pjesën më të madhe të territorit të vendit.

Mesdita e së hënës sjell përmirësim të kushteve atmosferike në vend.

Temperaturat:

Temperaturat e ajrit në fundjavë mbeten të larta, në vlerat 35 deri 36 gradë, por java tjetër sjell rënie të ndjeshme të temperaturave me të paktën 7 gradë celcius. /k.k/noa.al/