Një aksident tragjik i ka marrë jetën tre personave, dy meshkujve dhe nje femre, pasditen e sotme në fshatin Bërnjak të Rahovecit, në Kosovë.
Fillimish u fol për dy viktima, por më pas u konfirmua lajmi tragjik edhe për një tjetër.
“Patrullat policore menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu edhe zjarrfikësit dhe ekipi mjekësor, të cilët kanë konstatuar vdekjen e dy personave në vendin e ngjarjes dhe katër persona kanë pësuar lëndime trupore”, ka thënë zëdhënësja e Policisë së Kosovës pak pas aksidentit.
Më vonë është konfirmuar vdekja e personit të tretë.
Sipas zëdhënëses Podrimaj, në aksident janë përfshirë dy makina të cilat po ecnin me shpejtësi tej normave.
Pas lajmit për viktimat ka reaguar Kryeministri i dorëhequr, Ramush Haradinaj.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ai u ka shprehur ngushëllime familjarëve të viktimave dhe u ka bërë thirrje qytetarëve që të bëjnë kujdes në rrugë. /k.k/noa.al/