Transmetuar më 27-07-2019, 17:34

Në rrugën  “Kreshnik Ademaj” të Pejës raportohet se janë sulmuar  nga persona të paidentifikuar me mjete shpërthyese dhe të shtëna armësh disa nga makina , nga të cilat është lënduar një person.

Nga sulmi i pazakontë janë dëmtuar një numër i konsiderueshëm makinash.

“Sipas të dhënave të para nga vendi i ngjarjes, janë dëgjuar dy shpërthime nga mjeti rrezikshëm shpërthyes dhe të shtëna me armë zjarri në një parking automjetesh në afërsi të një lokali në rrugën “Kreshnik Ademaj”, tha policia, pas ngjarjes, që ka ndodhur mbrëmjen e djeshme.

Nga shpërthimi raportohet se lëndime të lehta trupore ka pësuar një person, të cilit ju ka afruar ndihma e menjëhershme mjekësore në Spitalin Rajonal Pejë, por më pas është kthyer në shtëpi.

Policia po punon në identifikimin e të dyshuarve.

“Një numër i konsiderueshëm i automjeteve të cilat ishin të parkuara në ketë vend janë dëmtuar.

Rasti është duke u hetuar nga Njësiti Hetimeve Rajonale DRP Pejë dhe deri më tani ende nuk janë identifikuar personat e mundshëm të dyshuar për ketë rast”, përfundoi policia e Kosovës.

Mbi ngjarjen deri më tani nuk është arrestuar askush./a.m/noa.al/