Atentat një shqiptari në Mikono
Transmetuar më 27-07-2019, 21:42

Një i ri shqiptar u qëllua me armë zjarri në ishullin grek Mikono dhe gjendet në spitalin lokal në gjendje të rëndë.

Ngjarja ndodhi dje tre kilometra në dalje të qytetit ishullor Mikonos kur dy persona me skafandra në kokë, hipur në një motor i zunë pritë të riut shqiptar dhe e qëlluan me pistoletë disa herë.

Për pasojë 34 vjeçari shqiptar i cili gjendej në makinë duke ecur, mbeti i plagosur në trup.

I riu ka arritur të drejtojë automjetin për disa kilometra duke mbërritur në portën e spitalit ku u dërgua menjëherë në urgjencë për ndërhyrje mjekësore.

Policia greke tha sot se nuk ka arritur të identifikojë autorët e krimit.

Dyshimet janë se kemi të bëjmë me larje hesapesh, raporton noa.al.

34 vjeçari është emër i njohur për policinë greke. Në vitin 2013 ishte akuzuar për përfshirje në trafik lëndësh narkotike. Më 2015 ishte liruar nga burgu dhe që atëherë jeton dhe punon në Mikonos, një ndër ishujt më të famshëm për turistë nga e gjithë bota.

Loading...
Loading...