Transmetuar më 28-07-2019, 11:48

Qytetarë të shumtë, të mbledhur në një festë në Brooklin të Shteteve të Bashkuara, u tmerruan kur panë se në mesin e tyre hyri një person i armatosur.

Nga të shtënat një 30-vjeçar humbi jetën dhe të paktën 11 të tjerë mbetën të plagosur.

Të shtënat filluan rreth orës 11 para mesnatës, sipas kohës lokale, në një event për personat që janë të apasionuar pas gjërave të vjetra.

Policia dyshon se i gjithë sulmi është kryer nga një person, i cili ende ndodhet në arrati. Edhe pse atyndodheshin 100 policë, kjo nuk e ka penguar aspak agresorin që të qëllojë me armë dhe të arrijë të largohet.

“Kurrë nuk kam dëgjuar që 12 persona të qëllohen në një incident. Ky është një ndër sulmet më të këqija që kam parë ndonjëherë”, tha një hetues.

Një dëshmitar tha: “Ishim duke u kënaqur në tubim dhe papritur filluan të shtënat. Dëgjuam rreth 10 të shtëna”. /k.k/noa.al/