Transmetuar më 28-07-2019, 12:48

Tre persona kanë humbur jetën në Itali si pasojë e motit të keq.

Ngjarjet ndodhën në zona të ndryshme ku fillimisht një grua humbi jetën në Fiumiçino të Romës, teksa po ecte me makinë. Era e fuqishme ngriti në ajër automjetin e saj duke rezultuar fatal.

Ndërkaq, një 72-vjeçar u gjet i pajetë si pasojë e përmbytjeve që përfshinë Arecon dhe disa komuna të tjera në veri të Italisë.

Një atlete nga Norvegjia është viktima e tretë e cila u godit nga rrufeja në malet e Alto Adixhes, pranë kufirit me Austrinë.

Mot i tillë pritet të jetë edhe gjatë orëve të pasdites në vendin fqinj. /k.k/noa.al/