Transmetuar më 28-07-2019, 17:39

Shembja e dheut në një minierë në Myanmar la të paktën 14 të vdekur. Policia tha se edhe katër të tjerë janë të zhdukur nga kjo tragjedi.

Tragjedia ndodhi të djelën, ndërsa kjo minierë ka sjellë tragjedi të rënda edhe më parë, çka ka detyruar autoritetet të nisin hetimet. Katër të humburit, dy prej të cilëve policisë që ruanin minierën, rezultojnë të humbur.

Policia tha se janë shpëtuar vetëm dy vetë, të cilët janë dërguar në spital.

Minierat në shtetin Myanmar, në kontinentin e Azisë, përballen me fatkeqësi për shkak të kushteve minimale të sigurisë. /a.m/noa.al/