Transmetuar më 28-07-2019, 19:13

Një ngjarja e pazakontë i ka ndodhur një futbollisti të Arsenal, pak ditë pasi dy lojtarë të tjerë, Ozil dhe Kolasinac u sulmuan nga persona të armatosur.

Gjatë ditës së sotme mediat raportojnë se në oborrin e shtëpisë së mesfushorit egjiptian, Muhamed Elneny është gjetur trupi i pajetë i një personi.

Personi që konstatoi kufomën ishte babai i futbollistit, i cili njoftoi menjëherë policinë.

Autoritetet egjiptiane kanë mbërritur menjëherë në vilën e mesfushorit dhe po kryejnë ekzaminimet mjekësore të trupit të pajetë, si dhe po kryejnë hetimet, ndërsa nuk ka ende informacion zyrtar.

Vila e Elneny është në ndërtim e sipër. Dyshimet e para janë se viktima mund të ketë qenë punonjës dhe ka humbur jetën aksidentalisht, por nuk përjashtohet pista e vrasjes.

Mesfushori  Elneny humbi miqësoren e Arsenalit sot kundër Lion dhe ka zëra se ai do të largohet nga klubi londinez. Pas tre viteve me gjigantin londinez, futbollisti i Kombëtares së Egjiptit, pas 89 ndeshjeve te Arsenal, shënoi dy gola. /a.m/noa.al/