Transmetuar më 29-07-2019, 07:54

Ambasadorja e Francës në Tiranë, Cristina Vasak, ka zhvilluar mbrëmjen e kaluar një vizitë të papritur te godina e Teatrit Kombëtar.

Ambasadorja është takuar me anëtarët e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, të cilët vijojnë protestën së bashku me shumë artistë, duke kundërshtuar projektin e qeverisë për prishjen e Teatrin Kombëtar.

Lajmin e ka bërë me dije vetë Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, përmes një postimi në rrjetet sociale, ku thuhet se diplomatja franceze gjatë takimit pa gjendjen e godinës dhe u informua me zhvillimet e fundit.

“Sot në Teatër na vizitoi ambasadorja e Francës në Shqipëri, znj. Christina Vasak, na vizitoi sot në Teatër. Ajo vështroi gjendjen e Tearit, bisedoi me disa nga protestuesit që po qëndronin në Shesh në ato momente, dhe u informua për zhvillimet e fundit”, thuhet në njoftim.

Duket se çështja e Teatrit Kombëtar, po zgjon interes gjithnjë e më shumë  dhe të diplomatëve të huaj.

Pak ditë më parë ishte sekretari i përgjithshëm të OSBE-së,  Greminger, i cili tha që duhet respektuart ligji dhe Gjykata Kushtetuese./b.l/noa.al/