Transmetuar më 29-07-2019, 08:37

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e së shtunës në SHBA. Dy binjakë rreth moshës 1 vjeç janë gjetur të vdekur nga policia e New York-ut brenda në makinë.

Sipas burimeve të policisë fëmijët një vajzë dhe një djalë janë lënë brenda në makinë për 8 orë nga babai i tyre.

Ai kishte parkuar makinën brenda ambienteve të një spitali ku punonte në Bronx, duke harruar që brenda saj kishte lënë fëmijët.

Babai 39 vjeçar është marrë në pyetje nga autoritetet dhe tani për tani është përjashtuar lënia me qëllim në makinë e dy fëmijëve.

Shkaqet e vdekjes së dy vogëlushëve u përcaktuan pas autopsisë, ata ndërruan jetë nga asfiksia.

Autoritetet thonë se temperaturat maksimalisht të larta që kanë thyer rekordin e 40 viteve të fundit në NewYork kanë ndikuar që binjaket e vegjël të kenë këtë fat tragjik.