Transmetuar më 29-07-2019, 19:16

Të paktën 52 persona janë vrarë gjatë një trazire në një burg në Brazil.

Përleshjet mes grupeve rivale zgjatën për pesë orë, thanë zyrtarët.

Anëtarët e njërës bandë pushtuan një pjesë të burgut Altamira në shtetin Para, ndërsa raportohet se 16 nga të vdekurve iu pre koka. Ndërsa raporte të tjera thonë se një pjesë të burgut iu vendos flaka dhe shumë prej njerëzve u asfiksuan.

Dy oficerë të burgut që u morën peng, u liruan më vonë.

Dhuna nisi rreth orës lokale 07:00 dhe përfundoi rreth mesditës, thanë zyrtarët, mes dy bandave rivale të përfshira në përleshje. U desh ndëhyrja e forcave më të specializuara që ka Brazili, për të rikthyer qetësinë, por me pasoja të rënda tragjike./a.m.noa.al/