Transmetuar më 29-07-2019, 22:00

Ka pasur vazhdimisht diskutime për lojtarin më të mirë të të gjithë kohërave.

Megjithatë specialistët e futbollit ishin më tepër të një mendimi se për shekullin e kaluar tre prej tyre bënë diferencën, duke u ngjitur në majat e futbollit botëror.

Pele, braziliani që i dha Kombëtares së tij tre trofe të Kupës së Botës, Diego Armando Maradona, i cili thuhet se e fitoi i vetëm Botërorin 1986,  dhe “holandezi fluturues” Johan Cruyff.

Ky i fundit ndonëse nuk e fitoi asnjëherë Kupën e Botës çoi Holandën në finalen e ’74 dhe mungoi në finalet e ’78, por solli revolucion në futboll.

Në shekullin aktual, Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo, të dy kanë vendosur një rekord me pesë trofe të fituar të “Topit të Artë” secili, por asnjëri nuk e ka fituar Kupën e Botës.

Gjithsesi besohet se në epokën moderne ata kanë bërë diferencën me klubet ku luajnë, duke ndjekur gjurmët e tre legjendarëve të shekullit të kaluar, madje kanë ende kohë për të ngritur trofeun e munguar të Botërorit.

Zinedine Zidane, Franz Beckenbauer, Franc Pushkash  etj, janë po ashtu emra të tjerë të mëdhenj, të cilët konsiderohet ndër më të mirët në histori. Por ka vazhdimisht debate e diskutime se kush prej tyre është futbollisti më i mirë në historinë e futbollit botëror?!  /a.m/noa.al/