Transmetuar më 29-07-2019, 22:56

Arkitekti Maks Velo tregoi arsyen pse nuk e dëgjon më kryeministrin Edi Rama.

Velo u shpreh se vendosi të largohej nga kryeministri, sepse kishte kuptuar se ai të përdorte, ndërsa theksoi se kishte kuptuar se çdo njeri që nuk është dakord me të, i duhet të largohet.

Pyetjes se ai ka qenë një nga njerëzit e afërt të tij dhe pse u largua dhe ka kaq shumë kritika ndaj Ramës, Maks Velo iu përgjigj kështu në media:

“Pashë që ai të përdor. Ai do që ti të thuash atë që do ai. Unë këtë e kuptova dhe çdo njeri që nuk është dakord me të duhet të largohet. Rasti i teatrit është gjëja më katastrofike.”

I ftuar në studion e lajmeve në RTV Ora, Maks Velo shtoi më tej se “nuk është larg shtatori dhe do të shihni se çfarë katastrofe është “Qemal Stafa”, është e pariparueshme."

Teatrin, arkitekti e krahasoi me stadiumin kombëtar.

“Të marrësh një stadium ta bësh qendër tregtare, hoteliere, me një stadium të vogël ku ai eliminoi dhe pistën olimpike. Nuk kemi një pistë olimpike, e zhduku Rama. Si është e mundur që ky njeri sportist zhduk pistën e atletikës për ta bërë dyqane.”

“Po pse i bëjnë. Po vjedhin edhe ajrin", tha Maks Velo i cili pati bashkëpunuar disa kohë më parë me kryeministrin Edi Rama. /a.m/noa.al/