Transmetuar më 30-07-2019, 08:43

Kryeministri i dorëhequr i Kosovës, Ramush Haradinaj mbajti një takim me strukturat e partisë së tij në Pejë.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se partia e tij është e gatshme për zgjedhje të jashtëzakonshme.

“Në një atmosferë mobilizuese, takim me strukturat e AAK-së në Pejë, aty ku u lind Aleanca.

Tani më e fuqishme se kurrë, Aleanca është e gatshme për zgjedhjet nacionale, me ofertën më të mirë të forcimit të lidhjes së qytetarit me shtetin, ekonomikisht të zhvilluar dhe me vizion të qartë për të ardhmen euro-atlantike. RH”, ka shkruar Haradinaj./b.l/noa.al/