Transmetuar më 30-07-2019, 09:36

Dr. Olivier Ameisen, ishte një kardiolog i jashtëzakonshëm. Ai punonte në një nga spitalet kryesore në SHBA. Në një moment ai nisi të kishte varësi auto-destruktive ndaj alkoolit. Ai ishte rrëzuar shumë herë, duke thyer kockat e gjymtyrëve, duke mos mbajtur mend asgjë kur bëhej esëll, gati e humbi njërën nga veshkat.

Ai hoqi dorë nga praktika e tij dhe duke u frikësuar për jetën e tij, u anëtarësua në Shoqatën e Alkoolistëve Anonimë, i`u nënshtrua sencave të rehabilitimit, terapisë, dhe një kure me një shumëllojshmëri barnash. Asgjë nuk funksionoi. Në këto kushte, ai bëri të vetmen gjë që mundi: e mori vetë situatën në dorë.

Duke kërkuar një kurë për situatën e tij, ai ndeshi baklofenin, një relaksues muskujsh, që ishte përdorur në mënyrë të sigurt për vite me rradhë, si një trajtim për lloje të ndryshme dhumbjesh muskulare, por kishte treguar ndërkohë rezultate premtuese gjatë testeve me kafshët në laborator, të varura nga një shumëllojshmëri substancash.

Ameisen nisi të marrë vetë atë medikament, dhe siç shkruan bota.al, eksperimentoi me doza gjithnjë e më të mëdha deri sa arriti në një nivel të tillë, që nuk e lejonte atë të dëshironte të pinte alkool. Në vitin 2008, Ameisen shkroi një libër që ishte dhe më i shituri “Fundi i varësisë time”,  duke përshkruar përvojën e tij vetjake./b.l/noa.al/