Transmetuar më 30-07-2019, 13:07

Osteoporoza, e njohur ndryshe si “epidemia e heshtur e kockave”, është një sëmundje që lidhet me humbjen e masës kockore. Ushqimet me kalcium dhe vitaminë D janë veçanërisht të mira për rritjen e densitetit të kockave.

Këto janë lëndët ushqyese më të njohura kur mendojmë për kockat, por disa të tjerë gjithashtu luajnë një rol të rëndësishëm, përfshirë vitaminën C, kaliumin dhe magnezin.

Kjo është arsyeja përse çdo dietë e përshtatur drejt parandalimit të humbjes së kockave duhet të jetë e balancuar mirë dhe përmban shumë fruta dhe perime të freskëta, si dhe burime proteinash.

Disa ushqime janë më të mira se të tjerat në këtë drejtim, kështu që po ju paraqesim super ushqimet për parandalimin dhe menaxhimin e osteoporozës.

Është e rëndësishme që ta merrni këtë sëmundje seriozisht, sepse ndërsa simptomat e saj janë pa dhimbje, rezultati është një rrezik shumë më i lartë i thyerjeve që marrin një kohë vërtet të gjatë për t’u shëruar dhe mund t’ju lënë të pambrojtur ndaj infeksioneve.

Qumështi – Ekziston një arsye pse qumështi është burimi numër një i kalciumit sidomos për fëmijët. Qumështi pa yndyrë do t’ju sjellë 90 kalori, por do t’ju japë 30% të dozës suaj ditore të kalciumit.

Djathi – Vetëm sepse djathi është i mbushur me kalcium, nuk do të thotë që ju duhet ta hani atë në mënyrë të tepruar. Vetëm disa kubikë të vegjël djathi përmbajnë më shumë se 30% të vlerës suaj të përditshme të kalciumit, kështu që duhet ta përdorim në mënyrë të moderuar. Shumica e djathrave përmbajnë një sasi të vogël të vitaminës D.

Vezët – Edhe pse vezët përmbajnë vetëm 6% vitaminë D të dietës suaj të përditshme, ato janë një mënyrë e shpejtë dhe e lehtë për të marrë këtë lëndë. Vitamina D ndodhet me shumicë kryesisht tek vezët me lëvozhgë ngjyrë kafe.

Salmoni – Salmoni është i njohur për përmbajtjen e acidit yndyror omega-3, që është i shëndetshëm për zemrën, por një pjesë e këtij acidi yndyror që ndodhet tek salmoni përmban më shumë se 100% të vitaminës suaj D. Pra konsumoni sa më shumë salmon për zemrën dhe kockat tuaja.

Spinaqi – Spinaqi do të jetë mënyra juaj e re e preferuar për të marrë sasitë e duhura të kalciumit. Një filxhan spinaq i gatuar përmban pothuajse 25% të kalciumit të dietës suaj të përditshme, plus fibra, hekur dhe vitaminë A./b.l/noa.al/