Asnjë mbi 10 ballë! Ja cilat janë tërmetet më “apokaliptike” në historinë e njerëzimit dhe në Shqipëri!
Transmetuar më 30-07-2019, 18:36

Njerëzimi i ka regjistruar tërmetet për gati 4,000 vjet.

Shkenca vitet e fundit ka evoluar shumë dhe studion zonat sizmologjike, por nuk arrin dot të parashikojë nëse do të bjerë apo jo një tërmet. Aq më tepër të përcaktojë shkallën e tërmetit.

Japonia, një zonë e njohur sizmologjike, falë teknologjisë dhe zhvillimit ka investuar që të minimizojë sadopak dëmet, në rast të ndonjë tërmeti katastrofal.

Në Athinë ra pak ditë më parë një tërmet me magnitudë 5.1 ballë i shkallës Rihter dhe sizmologët parashikuan lëkundje të tjera. Ndërkohë në Shqipëri u ngrit alarmi, madje u bë edhe problem shtetëror,  se Ballkani dhe Shqipëria mund të goditen nga një tërmet 30 më i fortë.

Por në të dy rastet, ky lloj tërmeti nuk ka ndodhur në Ballkan. Bota nuk ka regjistruar në tërë historinë e saj asnjë tërmet asnjë tërmet më të fuqishëm se 10 ballë.

Nga ato që dimë, më vdekjeprurësi  deri më tani ka ndodhur në Kinë, më 1556. Më 23 janar të atij viti, një tërmet i fuqishëm tronditi krahinën e Shaanxi, si dhe krahinën fqinje të Shanxi, duke vrarë rreth 830,000 njerëz.

Të dhënat historike shpesh i referohen këtij Tërmeti të Madh si Jiajing, sepse ndodhi gjatë mbretërimit të Perandorit Jiajing, gjatë dinastisë Ming. Anëtarët vlerësuan se disa qarqe kishin humbur rreth 60 për qind të popullsisë së tyre.

Cunami i 2004 në Oqeanin Indian vrau rreth 230,000 njerëz në të gjithë Indonezinë, Tajlandën, në Sri Lanka dhe Indi.

Në vitin 2010 një tërmet jo më tepër se 8 ballë goditi Haitin dhe la mbi 50 mijë të vdekur, ndonëse shifrat flasin shumë të tjerë të humbur.

Pas zhvillimit të shkallës Rihter, në vitet 1930, shkencëtarët teorizuan se tërmeti Shaanxi ishte ndoshta midis 8.0 dhe 8.3 me madhësi – por jo ai është më i fortë  i regjistruar ndonjëherë, por sigurisht më i rëndi. Tërmeti më i fuqishëm ishte Tërmeti Valdivia me madhësi 9.5 ballë, që goditi Kilin në 1960, sipas Institutit Gjeologjik të Sh.B.A-së (USGS). Ky tërmet krijoi një cunam, të cilët së bashku vranë rreth 5.700 njerëz. Cunami i Oqeanit Indian të vitit 2004 regjistroi një tërmet  9,3 të shkallës Rihter.

Pra, pse Jiajing që nuk ishte tërmeti më i fortë, ishte më vdekjeprurësi? Ka të ngjarë, se numri i lartë i vdekjeve në Kinë rezultoi nga një kombinim i dendësisë së popullsisë pranë epiqendrës si dhe ndërtesat e ndërtuara dobët. Sipas të dhënave lokale, njerëzit e provincave Shaanxi dhe Shanxi iu përgjigjën katastrofës natyrore, duke u përpjekur të rindërtojnë banesa në një mënyrë që do të zvogëlohej ndikimi i tërmeteve në të ardhmen. Meqenëse tërmeti kishte shkatërruar shumë ndërtesa guri, komunitetet rindërtuan banesat me materiale më të buta si bambu dhe dru, të cilat ishin më rezistente ndaj tërmeteve dhe shkaktonin më pak dëme nëse ato do to zinin njerëzit poshtë.

Studiuesi Qin Keda, i cili i mbijetoi tërmetit për të shkruar për të, gjithashtu doli me këshilla të sigurisë për njerëzit që të ndiqnin, në rast të një katastrofe tjetër. “Në fillimin e tërmetit, njerëzit që ndodhen brenda shtëpisë nuk duhet të dalin menjëherë. Thjesht uluni dhe prisni shanset. Edhe nëse foleja rrëzohet, disa vezë brenda në të mund të mbete të pathyera, por nëse dalin…”.

Këshilla e Qin Keda për të qëndruar brenda ishte e saktë. Në fakt, ajo pasqyron këshillat që USGS jep sot. Në një pjesë të faqes së saj të internetit, USGS thotë se nëse ndodh një tërmet, nuk është më e sigurt të shkoni me vrap te dera. Të vraposh gjatë një tërmeti është shumë e rrezikshme se të qenit brenda, sepse kjo mund të mbrojë nga mbeturinat fluturuese.

USGS këshillon (në të gjitha kapitujt) që nëse një tërmet ndodh kur jeni brenda, ju duhet të mbroheni duke qëndruar, e njëjta këshillë që dha Qin Keda mbi 450 vjet më parë.

Në vendin tonë nuk është regjistruar ndonjë tërmet me tepër se 7 ballë të Shkallës Rihter.

Tërmeti i parë më i fortë është regjistruar më 17 tetor 1851, që goditi Beratin dhe la mbi 400 të vdekur.

Më 1919 zonën Leskovik-Konicë e goditi një tërmeti 6.1 ballë i shkallës Rihter. Shumë shtëpi të shkatërruara në kufijtë shqiptarë si dhe në fshatrat grekë Isboros, Plavoli, Belthonsi dhe Kapaztiko. I gjithë rajoni i shkatërruar. Nuk ka të dhëna për viktima.

Më 18 dhjetor 1920 Elbasani goditet një tërmet, duke shkatërruar totalisht 173 shtëpi. Pasojat e tërmetit me epiqendër në Elbasan më së shumti u ndjenë në Peqin ku 14 persona humbën jetën dhe 300 të tjerë u plagosën rëndë.

Më 3- nëntor 1967, në Librazhd-Dibër, ra tërmeti i dytë më i fortë i regjistruar në vendin tonë, 6.6 ballë. Dëme të mëdha në 13 lokalitete dhe 177 fshatra. Së bashku me Maqedoninë e prekur nga tërmet, raportohen 6,336 ndërtesa të shkatërruara. U raportua për 12 të vdekur dhe 174 të plagosur.

Më 15 prill 1979, shënohet edhe tërmeti më i fortë regjistruar në vendin tonë, 8 ballë që goditi Shkodrën duke shkaktuar viktima dhe dëmtime të mëdha. 40 persona humbën jetën në Shkodër-Lezhë, si dhe u dëmtuan 17 118 shtëpi e objekte social-kulturore. /a.m/noa.al/

Loading...
Loading...