Tronditen bankat/ Piratët vjedhin të dhënat e 106 milion personave, në SHBA dhe Kanada
Transmetuar më 30-07-2019, 21:24

Të dhënat personale të rreth 106 milionë e personave në SHBA dhe Kanada janë vjedhur pas një akti të piraterisë informatike.

Dhunimi i të dhënave personale besohet të jetë më i madhi i kryer ndonjëherë në historinë bankare.

Në shënjestër ishte kompania e shërbimeve financiare Capital One, e cila operon në emërtimin e kartave të kreditit.

Piratja informatike që pretendohet që ndërmori sulmin, Paige Thompson, u vu nën pranga të hënën pasi u mburr për veprën në platforma online.

Kompania Capital One, ndërkohë ka bërë të ditur se të dhënat e vjedhura përfshinin emra, adresa dhe numra telefoni të personave që kishin aplikuar për produktet e saj.

Gjithashtu ajo sqaroi se piratja informatike nuk kishte arritur të kishte akses në numrat e llogarive të kartave të kreditit. /a.m/noa.al/

Loading...
Loading...