Disa nga kampionët e mbetur të “papunë”, gjatë kësaj vere! (Foto)
Transmetuar më 30-07-2019, 22:57

Janë kampionë, por kanë mbetur aktualisht "të papunë".

Plot 114 herë paraqitjesh me kombëtaren e Brazilit, Dani Alves ka mbetur pa ekip. Pavarësisht batutës që ai bëri në rrjetet sociale ku tërhoqi vëmendjen e të gjithëve, e vërteta qëndron e tillë.

Me 41 tituj mbi supe pasi veshi fanellën e skuadrave si Sevilla, Barcelona, Juventus dhe PSG, Alves në moshën 36 vjeçare ka mbetur aktualisht një lojtar i lirë. Braziliani u largua më dëshirë nga klubi parisien. Drejtori sportive i Sevillas, ka hedhur poshtë idenë që Alves të rikthehet për të luajtur tek andaluzianët pasi vet lojtari kërkon akoma një skuadër me më shumë peshë.

Por, me probleme të ngjashme si braziliani janë edhe disa futbollistë të tjerë.

Kampion botë dhe Evrope me Spanjën, Fernando Llorente është në pritje të ndonjë të interesuari për shërbimet e tij. Sulmuesi përfundoi kontratën me Tottenham. Ai ka fituar tituj me Sevillan dhe Juventus. Por edhe ai si Alvesh, duket se e pengon mosha. Llorente është 34 vjeç.

Në listë është edhe Mario Balotelli, sulmuesi më i spikatur i futbollit evropian. Balotelli nuk vuan problemin e moshës, por të një personaliteti problematik. Është vetëm 28 vjeç dhe ka luajtur me ekipe si Inter, Manchester City, Milan e Liverpool. Dhe pas tre vitesh në France me Nice dhe Marsejë, tashmë është një lojtar i lirë.

Mbrojtës si Juanfran, Martin Caceres apo Cahill, mesfushorë si Ribery, Marchisio dhe Ben Afra, që janë lojtarë  të njohur kanë mbetur tashmë pa ekip. /a.m/noa.al/

Loading...
Loading...