Transmetuar më 31-07-2019, 11:22

Nëse mendoni se gjërat po shkojnë mirë në Tokë, gaboheni. Dita e djeshme, shënoi ditën kur ajo ka harxhuar më shumë burime sesa ka.

Pra njerëzimi ka përdorur më shumë burime ekologjike këtë vit sesa Toka është e aftë të rigjenerojë deri në fund të vitit. Dhe me një term, këtë e quajmë “Earth Overshoot Day”.

The Global Footprint Netëork, një organizatë për zhvillimin e qëndrueshëm, është shprehur se njerëzimi momentalisht po e konsumon natyrën 1.75 herë më shpejt sesa planeti mund të rigjenerohet.

Kjo do të thotë që ne po e shpenzojmë më shumë sesa duhet kapitalin tonë natyror, duke sjellë që në të ardhmen të ketë shpyllëzim dhe një atmosferë të mbushur me dioksid karboni. Dhe më shumë dioksid karboni do të thotë një ndryshim klimaterik kolosal me pasoja të mëdha.

“Ne kemi vetëm një Tokë — ky është pa dyshim koncepti përkufizues i ekzistencës njerëzore. Nuk mund të përdorim 1.75 pa pasoja shkatërruese.”- është shprehur drejtuesi i GFN.