Transmetuar më 31-07-2019, 14:03

Shpërthimi i eksplozivit iu ka marrë jetën të paktën 35 personave.

Raportohet se 28 pasagjerë të tjerë mbetën të plagosur në perëndim të Afganistanit.

Viktimat ishin pasagjerë të një autobusi që po udhëtonte përgjatë autostradës lidhëse mes provincës së Farahut dhe qyteteve të Heratit dhe Kandaharit.

Pajisja e improvizuar eksplozive mendohet se ishte instaluar në rrugë nga talibanët.

Shpërthimi ndodh një ditë pasi Kombet e Bashkuara publikuan një raport tronditës mbi jetët e humbura si pasojë e një konflikti që vazhdon në Afganistan prej 18 vjetësh.

Në Afganistan në gjashtëmujorin e parë të vitit 2019 u vranë mbi 1,300 civilë dhe rreth 2,500 mbetën të plagosur.

Rreth një e treta e viktimave ishin fëmijë./a.m/noa.al/