Tremben fansat, Celine Dion tregon arsyen e rënies drastike nga pesha (Foto)
Transmetuar më 31-07-2019, 16:08

Celine Dion ka vendosur t’i përgjigjet kuriozitetit të gjithë ndjekësve të saj lidhur me rënien drastike në peshë.

Diva e muzikës botërore ka thënë se gjendja e saj shëndetësore është mjaft e mirë dhe se humbja në peshë i atribuohet pasionit të saj të ri, baletit, që e praktikon katër herë në javë.

“Unë jam duke punuar shumë. Më pëlqen të lëviz dhe prandaj kam humbur shumë peshë”- u shpreh Dion, 51-vjeçe, e cila duket më elegante se kurrë më parë.

Këngëtarja australiane u përball tre vite më parë me humbjen e bashkëshortit Rene Angelil dhe të vëllait Daniel. Shumë nga fansat besojnë se rënia e saj në peshë ka ardhur nga goditjet e forta emocionale./a.m/noa.al/

Loading...
Loading...