OPINION nga Flamur Vezaj: Vangjush, bëj gati rrobat!
Transmetuar më 01-08-2019, 01:05

Ish-kryetari i Bashkise se Durresit ne tre mandate Vangjush Dako dhe i besuari i Kryeministrit Edi Rama futet ne listen e zeze Amerikane! Ne listen qe nuk e sugjeron z.Palmer!

Mendoj se ky eshte nje mesazh i qarte per Kryeministrin qe vazhdon ta mbroje duke mos lejuar PPP Arta Markun dhe shoqet e saj te ngrejne akuze ndaj tij!

Futja e emrit te Dakos ne listen e zeze eshte edhe nje mesazh j qarte per te zgjedhurit (nje partiak) te dates 30 qershor ne Durres e Shijak, te komanduar ne ate detyre nga Dako dhe “banda” Avdulaj!

Por ajo qe eshte me e rendesishmja, mendoj se eshte meshazhi ulerites per PPP Arta Marku dhe shoqet e saj vartese si Donika Prela te Krimet e Renda dhe prokuroren e Durresit Anita Jella qe vazhdojne ta favorizojne ish-kreun e Bashkise qe ka plot kusure me ligjin!

Por gjerat me thone se do te ndryshojne ne ditet ne vazhdim, pas publikimit te vendimit te Departamentit te Shtetit, ndaj Gjushit do te ngrihen disa akuza si ne Durres ashtu edhe te Krimet e Renda duke mos perjashtuar edhe urdher-arrestin ndaj tij!

Nga ana tjeter me kete vendim u qartesua per skeptiket edhe teza propaganduese KM te shume ditur, qe fliste si ambasador i SHBA-ve dhe te BE-se duke kercenuar opoziten se do te futeshin ne listen e zeze, te ajo liste qe tashme jane futur vetem dy njerezit e tij me te besuar T.Doshi dhe V.Dako e qe te tjere jane ne pritje! #se_shpejti_me_lajme_te_reja#

Shënim i redaksisë: Qëndrimet e autorit janë personale

Loading...
Loading...