Transmetuar më 01-08-2019, 01:30

– LEKURA e TJETRIT (në kujtim te nje bisede të çerekshekulli me parë me dr. Kalon ne Kopenhagen)

…Unë e kuptoj se kur ke jetuar mire nen strehen mbrojtjen a te mirat e dikujt, qofte dhe diktator nuk e ke kollaj te jesh objektiv. Del se paku mosmirenjohes po nuk fole disi mire, te themi se paku ne ca raste.

Fundja dhe diktatori perlotej nga nipat e mbesat, qeshte aq bukur kur takonte masat punonjese. kujdesej per familjen e shendetin e shoferit a te Sulos, e perqafonte fort furrxhiun plak gjirokastrit qe vazhdonte kendonte kaq bukur populloret.

Ne ekstremin tjeter del ose bukeshkale ose hipokrit e nuk te beson njeri, po e shave. (Te mos flasim per ekstremiste te fiksuar, pa gramë e pa iman, rrasur në guackë dogme, qe nuk dine as kuptimin e fjales ideologji e qe vazhdojne qajne akoma per gjaksorin).

Problemi eshte sa e kupton, lere pastaj sa e ndjen, ate qe ka provuar lekura e tjetrit kur eshte rrjepur, coptuar, goditur, shqyer, e ka rrjedhur gjak.

Aty pastaj ca fjale per krimet e diktatorit e shokeve te tij, pas faqesh te tera pershkrimi te humanizmit te tyre karshi familjes e atyre qe u sherbenin, nuk jane fare balancuese. Detyrë e veshtire.

– “ A thua dr. Kalo ende nuk kishte ardhur koha? Apo ndryshe demokracia dhe reminishencat e diktatures jane ende aq te forta e ta kujtosh ate, lendon ende lekuren plot plage te ca te mbeturve gjalle a te njerezve te tyre me kujtime ca me te gjalla?

Apo ikja tutje e viteve te ben te nxitosh e t’i lesh pas kujtimet sa me shpejt, qofte edhe si pjesa me e rendesishme e jetes tende por edhe si vlere e pakontestueshme arkivale?

Gjithsesi kujtimet e mjekeve te njerezve qe kane shenjuar historinë, me kryq qofte a me katran, mbeten interesante.

Kush me mire se ai qe ka qene prane vdekjes se tyre, mund te pershkruaje njeriun siç eshte tamam, kur dalngadale afrohet me ate qe nuk fal askend.

Gjithsesi nje gje harrohet gjithmone: lëkura e tjetrit nuk te dhemb. I dhemb tjetrit ama.