Aksident i rëndë në Maqedoni, një i vdekur dhe 10 të plagosur
Transmetuar më 01-08-2019, 08:23
Foto ilustruese

Një aksident i rëndë i ndodhur në Maqedoninë e Veriut, i ka marrë jetën një personi dhe ka lënë të plagosur dhjetë persona të tjerë.

Mbrëmjen e kësaj të mërkure në autostradën Shtip-Veles, një furgon është përplasur me një autobus.

Për pasojë ka humbur jetën shoferi i furgonit, ndërsa dhjetë nga pasagjerët e autobusit kanë mbetur të plagosur.

Mësohet se në autobus ndodheshin rreth 15 turistë të cilët do të shkonin me pushime në Bullgari.

Lidhur me rrethanat e ngjarjes hetimet janë në vijim, ndërkohë që paraprakisht dyshohet se shkak për aksidentin është bërë një parakalim i gabuar. /a.y/noa.al

Loading...
Loading...