Transmetuar më 02-08-2019, 16:57

Një masakër e vërtetë ka tronditur mbrëmjen e kaluar Kroacinë. Një 36-vjeçar ka hapur zjarr ndaj qytetarëve, duke vrarë gjashtë prej tyre, 3 gra, 2 burra dhe 1 fëmijë 10 vjeç.

Mediet kroate kanë publikuar sot foton dhe emrin e autorit të krimit, i cili pas ngjarjes qëlloi për vdekje edhe veten.

Mësohet se autor i kësaj masakre, në lagjen Kajzericë të Zagrebit, ka qenë shtetasi Igor Nadj, me profesion taksist.

Hetimet e policisë nuk kanë nxjerrë të dhëna zyrtare për shkakun e krimit të pamëshirshëm, por dyshohet se shkak ka qenë xhelozia, pasi vrasësi ishte i martuar me një prej grave.

Nga masakra shpëtoi një foshnje 7-muajshe, të cilin Igor Nadj nuk e vrau.