Transmetuar më 02-08-2019, 21:12

U ndëshkua në publik, në mes të stadiumit, ku dhjetëra spektatorë e qëlluan me shufër, një vajzë të re indoneziane.

22-vjeçarja u shpall fajtore, pasi kishte bërë seks para martesës. Bashkë me të u ndëshkua edhe i dashuri i saj.

Në media u përhapën fotografi të vajzës duke rënkuar nga dhimbja dhe duke kërkuar mëshirë.

Ndëshkimi i egër sipas ligjit të Sharia, ndodhi në stadiumin e Lhokseumawe, në rajonin e Banda Aceh. Në rajonin mysliman, ndëshkimi me shufër, përdoret për disa vepra, mes tyre edhe bixhozi dhe alkooli.

Krahas vajzës dhe të dashurit të saj, u ndëshkua me 100 goditje edhe një djalë 19 vjeç, gjithashtu fajtor, pasi kishte bërë seks para martesës, shkruan noa.al

Banda Aceh është provinca e vetme në Indonezi që e aplikon një ndëshkim të tillë, duke respektuar rregullat e ashpra të ligjit islamik (shari’a). /a.y/noa.al