Transmetuar më 02-08-2019, 22:25

Një tragjedi e parandaluar në Chongqing, në jugperëndim të Kinës, e cila fatmirësisht u mbyll me fund të lumtur.

Një fëmijë vetëm 3 vjeç, i cili ra aksidentalisht nga kati i gjashtë i një ndërtese u shpëtua pasi një grup njerëzish vepruan nxitimthi duke hapur një batanije.

Në pamje shihen momentet dramatike, në të cilët fëmija varet nga ballkoni i shtëpisë, ku teksa tenton të ngjitet, rrëshqet.

Personat e pranishëm në vendin e ngjarjes nisin të ulërasin dhe më tej ndërhyjnë me një batanije të improvizuar si shpëtim.

“Ngrita sytë dhe pashë fëmijën teksa varej poshtë, mendoja vetëm si ta kapja dhe kisha frikë se me duar të lira, nuk do të funksiononte”, thotë Zhu Yanhui, e cila së bashku me shtatë persona krijuan një rreth anas batanijes, duke e pritur fëmijën, shkruan noa.al.

Fatmirësisht fati ishte me vogëlushin, i cili shpëtoi pa asnjë lëndim, veçse i frikësuar. /a.y/noa.al