Transmetuar më 02-08-2019, 22:40

Personat që tradhtojnë nuk janë korrekt as në punë! Të paktën kush tradhton bashkëshortin ose bashkëshorten, ka më shumë mundësi që të gabojë edhe në sferën profesionale.

Është kjo ajo që ka zbuluar një studim i McCombs School of Business i Universitetit të Texas, SHBA, rezultatet e të cilit u publikuan në revistën “Proceedings of the National Academy of Sciences of the United States of Americà”.

Studiuesit analizuan regjistrat zyrtarë të policisë dhe të autoriteteve të rregullimit të industrisë financiare, të Securities and Exchange Commission dhe të Execucomp, për një total prej 11 mijë e 200 personash dhe të dhënat e sajtit të specializuar për tradhtinë bashkëshortore Ashley Madison, ku mundësohen takime diskrete për persona të martuar.

Por pavarësisht premtimit për të ruajtur privatësinë, në vitin 2015, të dhënat u sulmuan nga hakerat, ku u zbuluan 36 milionë llogari.

Kështu studimi zbuloi se tradhtia bashkëshortore ka ndikim edhe në punë, ku tradhtarët janë më pak korrekt në raport me të tjerët dhe shfaqin një sjellje profesionale më të dobët. /a.y/noa.al