Avioni ulet në rrugë, ndalon në semaforin e kuq mes dy makinave
Transmetuar më 02-08-2019, 23:12

Një avion i vogël u detyrua që të bëjë ulje emergjence në një rrugë në Spanaway, pranë Seattle, në Washington.

Siç shihet në videon e regjistruar më 1 gusht, nga një makinë aty pranë, avioni një KR2, u ndal mes makinave përpara semaforit të kuq.

“Nga larg mendova se ishte një avion me telekomandë. Duke u afruar, pashë që po bëhej gjithnjë e më i madh dhe vetëm atëherë kuptova se kishte ndonjë problem”, tha drejtuesi i makinës për mediat lokale.

Fatmirësisht askush nuk mbeti i lënduar nga ulja. Sipas policisë, avioni pësoi një keqfunksionim në sistem, duke e detyruar pilotin që të bëjë ulje emergjente. /a.y/noa.al

Loading...
Loading...