Çfarë rrezikoni nëse një mizë ju pështyn në ushqim
Transmetuar më 02-08-2019, 23:27

Të gjesh një mizë në pjatë nuk është një eksperiencë aspak e kënaqshme. Një grup studiuesish amerikanë, bën një test për të kuptuar se çfarë ndodh kur pështyn një mizë në ushqim. Por çfarë ndodh me shëndetin, nëse gjejmë në ushqim një mizë?

Mizat ushqehen me atë që gjejnë tek frutat dhe perimet, duke kaluar më tej tek kafshët, rrezikojnë që të kontaminojnë ushqimin, duke rrezikuar edhe sëmundje të renda.

Kjo pasi gjymtyrët e miozës mund të jenë të ndotura, duke rrezikuar temperaturë, kolerë, tuberkuloz dhe diarre. Kështu që kini kujdes nëse shihni një mizë në ushqimin që do të konsumoni.

Dy këshilla për të shmangur që mizat të hyjnë në shtëpitë tona është që të hidhni pak uthull molle në një enë qelqi, dhe sipër të vendosni një garzë me një të çarë në mes, ku mushkonjat bien brenda dhe nuk dalin më, shkruan noa.al.

Edhe përzierja e hudhrës me pluhur kanelle dhe piper, duke e vendosur në dritare, parandalon hyrjen e mizave dhe mushkonjave brenda. /a.y/noa.al

Loading...
Loading...