Transmetuar më 03-08-2019, 00:43

BRAÇJA “NJERIU MERIMANGE” I FINANCAVE TE RILINDJES

Sot zevendesi i Edit, Braçja, ishte ne kulmin e “shpërthimit” te tij. Ne mengjes na u mburr se u mbyll kazinoja, pasdite i ra vrulli. Kazinoja na paska nje nipt tjeter nga ai i kafes. Kush tjeter veç tij nuk e di, kete gje. Edhe kafete nga njera tjetra edhe restorantet kane nipte te ndryshme.

Para sa te rrahe gjoksin me aksionin “spektakolar” anti indormalitet, qe nuk njeh miq apo shoke sipas tij, te na tregoje pak çfare u be me ato 50 milione eurot e akcizës se naftes qe “u humben” para dy vitesh nga uzina e Ballshit! Po me rrogat e punetoreve dhe sigurimet e tyre?

Nuk ka pergjigje e di! Ne kete rast Braçja nuk mjaullin dot.

Po 140 milionet e Becchetit kush do i paguaje zoti zëvendes i Edit?

Sigurisht biznesi i vogel edhe i mesem qe po ja marrin shpirtin me taksa, gjoba dhe kontrolle

Nderkohe, kompanive milionere dhe atyre te PPP i bene dhurate nje ligj antikushtetues, ate te dividentit.

Ligji i pare ne historine e jurisprudences evropiane ne fushen e taksave dhe tatimeve, qe ka fuqi prapaveprueae. Por edhe per kete skandal Braçes nuk belbezon dot.

Tashme, qe supermani i pare i Rilindjes mori vulen e turpit nga DASH, Braçja nxitoi t’i zere vendin duke u shnderruar ne “Neriun merimange”.

Shtroj pyetjen, per z. Braçe, nga gjithe kjo dhune, presion tatimor, linçim publik i bizneseve a thua grumbullojne dot aq para sa kushton nje kilometer rruge nga tenderi i Unazes se Re?

Megjithe kete dhune ndaj bizneseve te vogla e te mesme, se ndaj ketyre te medhenjve e di qe eshte nje show i turpshem, sa para do grumbulloni? Sa biznese te vogla edhe te mesme do gjobisni dhe do terrorizoni per te mbuluar “humbjen” prej 200 milion eurosh nga projekti i parë tek PPP e Balldren-Milot?

Sa biznese do çoni drejt mbylljes per te paguar per pune te pakryer Vilmen, per koncensionin e analizave?

Sa biznese te tjera do gjobisni per PPP e Orikum-Dukat?

Sa bizneseve do i merrni shpirtin per te plotesuar parate e tunelit te shembur te rruges se Arbrit?

E di qe Braçja nuk jep pergjigje per PPP, ndryshe nuk do e bllokonte amendimet e ligjit te PPP ne komisionin e ekonomise per tre vite.

Shënim i redaksisë: Qëndrimet e autorit janë personale