Qeni i shtëpisë i lëpin krahun, pak ditë më vonë, mjekët i presin duar dhe këmbë
Transmetuar më 03-08-2019, 08:41

Qeni i lëpin krahun, por pas disa ditësh të zonjës i presin duar dhe këmbë. Amerikania Marie Trainer, nga Ohio, i ka dashur gjithmonë kafshët, por mbeti viktimë e një incidenti pikërisht prej qenit që mbante në shtëpi.

Qeni i lëpiu krahun të zonjës, e cila nuk i kushtoi rëndësi një gërvishtje që kishte në lëkurë. Pas disa ditësh, ajo nisi të kishte simptoma të ngjashme me ato të gripit, deri kur përfundoi në koma.

Bashkëshorti duke parë se e shoqja ishte pa ndjenja në divan, lajmëroi ndihma e shpejtë, ku mjekët e diagnostikuan me infeksionin e sepsis dhe për ti shpëtuar jetën duhet ti prisnin këmbët dhe duart.

Shkak për infeksionin ishte një capnocytophaga, një bakter i cili gjendet zakonisht në pështymën e qenve e cila mund të përcillet tek njeriu nëpërmjet kafshimit, apo kontaktit të pështymës me një plagë të hapur, shkruan noa.al.

Pavarësisht kësaj çifti nuk ka në plan që ta largojë qenin, duke e cilësuar gjithçka si neglizhencë fatale, teksa tashmë kanë nisur një fushatë për të mbledhur fonde, në mënyrë që gruaja të bëhet me protezë në duar dhe këmbë. /a.y/noa.al

Loading...
Loading...