Burri i hallës vret mbesën 21 vjeçe: Kishim një lidhje, donte të më linte
Transmetuar më 03-08-2019, 09:14

E ndoqi mbesën deri në shtëpi dhe më pas e vrau! 44-vjeçari Stephen Myers, nga Miami, Florida, akuzohet për vrasjen e mbesës së tij 21 vjeçe Winnie Mendoza.

Burri, në një krizë të fortë xhelozie qëlloi disa herë me pistoletë në drejtim të vajzës, duke e lënë të vdekur përtokë.

Shkak për krimin e rëndë ishte një lidhje mes tyre, por teksa vajza kishte vendosur të ndaheshin, ai nuk e pranonte diçka të tillë.

I dyshuari, burri i hallës së viktimës, kishte pasur gjithmonë një raport të mirë me vajzën dhe askush nuk e kishte menduar se do të bënte një veprim të tillë.

Por hetimet zbuluan se mes tyre kishte një lidhje klandestine, të cilën 21-vjeçarja kishte vendosur ta ndërpriste. Por Myers nuk e kishte pranuar vendimin e së resë dhe e ndoqi deri në shtëpi në tentativë që ta bindte të ndryshonte mendje, por kuptoi se nuk kishte më kthim, e vrau.

Policia u lajmërua nga fqinjët e së resë të cilët dëgjuan të shtënat, por efektivët e gjetën vajzën të vdekur, shkruan noa.al.

Pas ngjarjes burri u kthye tek e shoqja dhe i rrëfeu çfarë kishte bërë ndërsa më tej u arratis. 44-vjeçari u gjet pak orë më vonë pas krimit të 28 korrikut, duke bërë që të arrestohet. /a.y/noa.al

Loading...
Loading...