Transmetuar më 03-08-2019, 09:30

Tentoi që ta helmonte, ditë pas dite. Therese Kozlowski kishte vënë re se sa herë që i shoqi Brian 22 vjeç, i përgatiste kafenë, ajo bëhej keq.

Kështu vendosi fshehurazi kamera sigurie, për të kuptuar se çfarë ndodhte në kuzhinë.

27-vjeçarja zbuloi se të gjitha herët, burri i shtonte diçka në kafe dhe kështu e denoncoi.

Therese pasi vuri kamerat në shtëpinë e tyre në Macomb Township, tël Michigan, kuptoi se i shoqi i hidhte helm.

Qysh prej vitit 2018, muaj pas muaji dhe ditë pas dite, tentoi që ta helmonte, në pritje që të ndaheshin. Dy të rinjtë ishin duke u ndarë, por vajza nuk mendoi asnjëherë se ai donte ta vriste.

Në disa raste kishte vënë re se pasi pinte kafenë ndihej e lodhur, e përgjumur dhe kishte rrezikuar që të flinte, edhe teksa i jepte makinës, shkruan noa.al.

Në seancën e mbajtur më 1 gusht gjykata e gjeti fajtor të riun, duke e dënuar me 60 ditë fundjave të kaluara në burg. /a.y/noa.al