Transmetuar më 03-08-2019, 09:42

Kryeministri Edi Rama paralajmëron bizneset se do paguajnë sa qimet e kokës nëse nuk lëshojnë kupon.

Ai thotë se koka bën koka pëson, ndërsa shton se nuk thotë kot populli, tahmaja e madhe të lë pa gjë.

“Vazhdoni bosa vazhdoni, luani si miu me macen me shtetin e me konsumatorin, se do ta paguani me qimet e kokës këtë lojë; kush më shpejt e kush më vonë, o do futet në rreshtin e Ligjit dhe s’do prekë lekët e popullit që ka brenda kuponi për çerdhe, kopshte, shkolla, ambulanca, spitale,

o do mbetet me gisht në gojë”, shkruan Rama.

Kreu i qeverisë deklaron se do të ketë zero tolerancë për këdo që fut duart në xhepat e njerëzve sa majtas e sa djathtas dhe prek arkën e shtetit. /a.y/noa.al