Transmetuar më 03-08-2019, 12:24

Një grua arriti që të vjedhë 1.6 milionë euro argjendari në një dyqan luksoz në Paris të Francës, pasi i zëvendësoi me çokollata.

Për të kryer vjedhjen e bujshme të ndodhur këtë të martë, gruaja u shtir si një princeshë e pasur e Emirateve të Bashkuara Arabe dhe la mënjanë disa argjendari në një kuti, duke siguruar që ditën tjetër do të paguante faturën me anë të një transferte bankare.

Gruaja u paraqit të martën në një argjendari në rue Saint-Honoré, në zemër të kryeqytetit francez, ku la mënjanë disa argjendari në një kuti sigurie të dyqanit, duke premtuar se do i paguante një ditë më vonë, shkruan noa.al.

I shqetësuar se nuk po shihte që të bëhej pagesa, argjendari e rihapi kasafortën, duke zbuluar se në brendësi të kutive nuk kishte asgjë… përveç disa çokollatave.

Një goditje prej 1.6 milionë euro, për të cilën hetimet janë në vijim në mënyrë intensive. /a.y/noa.al