Transmetuar më 03-08-2019, 12:41

Një përplasje e fuqishme mes dy makinave sportive, në një aksident prej afro 500 mijë eurosh.

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, drejtuesi i një makine vendosi që të provojë mjetin e ri të marrë në koncensionar, një makinë McLaren me vlerë 280 mijë euro në rrugë, dhe shtoi shpejtësinë për të provuar fuqinë e motorit.

Por fatkeqësisht gjërat shkuan keq, dhe tashmë pamjet e aksidentit po bëjnë bujë në rrjetet sociale.

Makina McLaren mori shumë shpejtësi duke u përplasur me një tjetër makinë luksoze.

Bëhet fjalë për një Audi R8 prej 200 mijë euro me ngjyrë të kuqe. Të dyja mjetet thuajse u shkatërruan të gjitha. /a.y/noa.al